E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi zhvillon takim me ambasadorët e BE-së

Në takimin e zhvilluar me ftesë të ambasadës suedeze, kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, mori pjesë edhe përfaqësuesi special i unionit evropian, Piter Feith.

Në qendër të bisedimeve ishin zhvillimet e fundit në Kosovë. Z. Thaçi e vlerësoi ecurinë e fushatës zgjedhore si të qetë dhe dinjitoze, me një konkurrencë programesh dhe konceptesh.

Gjithashtu u bisedua edhe për Raportin e Progresit dhe Studimin për Kosovën të Komisionit Evropian, ku afirmohet qartë perspektiva evropiane e Kosovës.

Kryeministri Thaçi falënderoi diplomatët evropianë për mbështetjen e madhe që kanë dhënë për Kosovën deri më tani, dhe u zotua për thellim të bashkëpunimit dhe raporteve me të gjitha vendet e BE-së në procesin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik, liberalizimit të vizave, marrëdhënieve tregtare dhe dialogut të stabilizim asocimit për Kosovën.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›