E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i përkrah vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, ka deklaruar se përkrah fuqishëm, e madje edhe është duke e ndihmuar EULEX-in në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Ne nuk jemi EULEX-i dhe EULEX-i nuk është KFOR, mirëpo kur EULEX-i është në lëvizje në drejtim të vendosjes së rendit dhe të ligjit dhe bën punën që duhet të bëjë, KFOR-i ka për ta përkrahur dhe do ta përkrahë me të gjitha mundësitë që ka", ka deklaruar Bentler.

Burime brenda KFOR-it kanë bërë të ditur gjithashtu se KFOR-i është duke e ndihmuar Prokurorinë e EULEX-it edhe me informacione për hetimet kundër korrupsionit, informacione këto të mbledhura nga KFOR-i për rastin Limaj. Por komandanti i KFOR-it, Bentler, ka refuzuar të tregojë se çfarë ndihme konkrete është duke i dhënë EULEX-it, sepse këtë e ka quajtur çështje operacionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›