Evropa "e përforcuar"

Kombëtaret evropiane nisen për në Kampionatin botëror këtë verë me mundësi të mirë për të fituar titullin e parë jashtë kontinentit të tyre. Kampioni i Evropës, Spanja dhe ai i botës, Italia do të ndjekin trofeun, ndërsa Anglia, Franca, Gjermania madje edhe Portugalia kanë kualitete të mjaftueshme për të kaluar së paku deri në gjysmëfinale. Sa u përket statistikave, Evropa tashmë ka më së tepërmi përfaqësues në Afrikën e Jugut, me 13 nga 32 shtete.
Dhe, derisa Brazili ka Kakan dhe Argjentina ka Lionel Messin, yjet si Cristiano Ronaldo, Fernando Torres, Wayne Rooney dhe Franck Ribery do të jenë aty për të shtuar shanset e Evropës rreth kalimit në epërsi ndaj ekipeve nga Amerika e Jugut me titullin e 10 në Kampionatin botëror. Spanja, përkrah Brazilit konsiderohet favorit për të fituar trofeun. Ajo ka fuqi në çdo repart, e sidomos atë ofensiv, ndërsa përfundoi pritjen 44-vjeçare për titull duke fituar Europa 2008 në Austri dhe Zvicër.
“Futbollistëve nuk iu pëlqen epiteti i favoritëve por ne e kuptojmë se optimizmi është shtuar. Kemi ide të qartë rreth asaj që jemi duke bërë”, tha mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos.
Suksesi i Spanjës është i ndërtuar në instinktin e sulmuesve David Villa dhe Fernando Torres, shërbimet e shkëlqyeshme të Xavi Hernandezit dhe Andres Iniestas dhe mrekullitë e portierit Iker Casillasit.
Edhe Anglia ka synime të larta për titullin e parë pas triumfit më 1966, por nuk ka grup të fortë si Spanja që ka mundësi të ndajë golat rreth shtatë futbollistëve në Euro 2008. Arma kryesore e ekipit të Fabio Capellos është sulmuesi Wayne Rooney, i cili është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë, por pësoi një lëndim në mesjavë që do ta mbajë jashtë fushës për dy-tri javë. P
ortugalia është në situatë të ngjashme, Cristiano Ronaldo e mban barrën kryesore të shënimit të golave dhe krijimit të tyre. Italia duket më e dobët se katër vjet më parë, por pakkush kishte pritur që Azzurrët të fitojnë edhe më 2006.
Holanda ka ekip të talentuar, por të thyeshëm dhe shumëçka varet nga rikuperimi i sulmuesit të Arsenalit, Robin van Persie, i cili nuk ka luajtur nga nëntori i vitit të kaluar.
Franca me shumë mund u kualifikua për në Kampionatin botëror, por prezenca e Riberys dhe sulmuesit gjithmonë të rrezikshëm, Henry, i bëjnë ata kundërshtarë të fortë.
Gjermania nuk ka yje të mëdha para garës, por grup të futbollistëve të bashkuar për të kaluar së paku deri në çerekfinale, edhe pse dyshimet për të ardhmen e selektorit Joachim Loew mund të ndikojnë negativisht në ekip