E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR kontrollon Stefanovic dhe Bogdanovic

Trupat amerikane të KFOR-it që po kontrollojnë pikat kufitare 1 dhe 31 kanë kontrolluar mbrëmjen e djeshme edhe negociatorin serb Borko Stefanovic dhe ministrin për Kosovën, Goran Bogdanovic.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave dy zyrtarët po udhëtonin drejt Beogradit nga Mitrovica dhe janë ndaluar për pothuajse një orë nga trupat ushtarake.

Dy politikanët serbë e kanë përshkruar kontrollin si të tmerrshëm dhe janë shprehur se ky veprim nuk nderon KFOR-in dhe trupat amerikane në vecanti.

Stefanovic dhe Bogdanovic ishin drejtuar për në Beograd, për të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit serb, ku do të diskutohet situata në veri të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›