E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR nis aksionin për largimin e barrikadave, gaz lotsjellës serbëve

MITROVICË- Forcat e KFOR ashtu sic kishin paralajëmruar kanë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm aksionin për të larguar barrikadat serbe të vendosura në veri të Kosovës.

Njësitet e KFOR-it u nisën drejt pikës kufitare në Bërnjak, ndërkohë që kanë hasur në rezistencën e parë të serbëve në fshatin Zupçe. Pas disa oresh, sic raporton e përditshmja Express, trupat e misionit të NATO-s kane arritur të largojneë barrikadën e vendosur në rrugë në fshatin Jagnjenica në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak.

Mësohet se ushtarët e KFOR-it kanë formuar një kordon sigurie mes barrikadës dhe serbëve të revoltuar të mbledhur aty ndërsa mediat serbe raportojnë se anëtarët e KFOR-it kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për të larguar protestuesit serbë që nuk donin të largoheshin nga barrikada, ndërsa situata tani është e qetë.

Kështu pika kufitare 31 në Bërnjak që ndan Kosovën me Serbinë, tashmë është në duart e policisë së EULEX-it. Nderkohe, gjatë tërë natës në Zubin Potok dhe në vendbanimet përreth, serbët kanë lëshuar alarmin duke u bere thirrje qytetarëve të dalin në barrikada.

Nga ana tjetër presidenti serb, Boris Tadic është zgjuar herët sot për të kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të vetëpërmbahen. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësueseve të serbëve lokalë të marrin vendime, në interes të qytetarëve dhe jo për interesa të liderëve të tyre partiakë në përfitim për zgjedhjet në Serbi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›