E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nene Tereza, 8 vjet ne amshim

I jane kushtuar shume filma, eshte kthyer ne simbol te paqes, dashurise dhe perkujdesjes ne bote, por kurre nuk do te mund te vleresohet realisht, por aq sa ka bere per njerezit ne nevoje, ne te gjithe boten. Megjithate, deri tani ajo ka marre dy tituj mjaft vleresues. Nese ne vitin 1979, ajo u vleresua me cmimin "Nobel" per paqen; si dje 8 vjet me pare, Gonxhe Bojaxhiu u shpall "E lumturuar" nga Papa Gjon Pali i II-te. Per kete arsye, 19 Tetori eshte dita simbol per me shume lutje, besim dhe dashuri. Ne castin e marrjes se Cmimit Nobel, me 1979, nje nga kleriket qe merrte pjese ne salle, e pyeti Nene Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: "Kam lindur ne Shkup, jam shkolluar ne Londer, jetoj ne Kalkute dhe punoj per te gjithe njerezit e varfer ne Bote. Atdheu im eshte nje vend i vogel, me emrin Shqiperi". Por, Shqiperia heshtte. Ndersa sot, ajo nuk ka pse ta beje nje gje te tille. Ndaj per nder te Nene Terezes, jane zhvilluar dje nje sere aktivitetesh. Keshtu, Muzeu Historik Kombetar celi dje ne nje nga pavijonet e tij nje ekspozite te perhershme, ne kuader te 8-vjetorit te Lumturimit te Nene Terezes. Ekspozita permban nje set fotografish te bamireses me mbishkrime te sajat dhe c'kane thene personalitete te ndryshme per Nene Terezen. Gjithashtu, aty jane ekspozuar edhe disa prej objekteve personale te saj, si kryqi i mbajtur nga Nene Tereza, dhurate nga Papa Gjon Pali i II-te; peshqiri qe ajo ka perdorur ne viziten e saj ne Shqiperi, ne vitin 1991; rruzaret e saj; ujebekorja; etj. Pjese e ketij kendi, eshte edhe nje dokumentar i vitit 2010, "Ikona e dashurise", nje realizim i Muzeut Kombetar dhe RTSH-se, me skenar te Luan Malltezit dhe regji te Ilir Harshoves. Kjo lajmetare e ndritur e dashurise se Zotit, lindi me 26 gusht 1910 ne Shkup, ne nje qytet shqiptar, nga nje familje shqiptare. E njohur per zemergjeresi, bujari, guxim, aftesi te posacme ne kryerjen e puneve me te renda dhe per talent te natyrshem organizativ, ajo e jetoi perkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndermjet motrave, me besnikeri dhe gezim.

AQSHF, dokumentar kushtuar Nene Terezes, ne diten e lumturimit

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit, shfaqi dje filmin dokumentar "Nene Tereza", ne kuader te dites se Lumturimit te saj. Dokumentari per figuren e bamireses, eshte realizuar nga regjisori Kujtim Gjonaj, me materiale arkivale nga AQSHF dhe nga arkivi i Vatikanit. Per rreth 50 minuta, shpaloset gjithe figura e Nene Terezes, qe nga lindja e saj, vendimi per t'u bere misionare ne ndihme te te varferve, vdekja e saj, e deri tek Lumturimi ne vitin 2003, ne Vatikan, nga Papa Gjon Pali i II-te. Jeta e Nene Terezes rrefehet permes ketij dokumentari dhe shfaq nje grua misionare, jo si gjithe te tjerat, por nje bamirese qe sakrifikonte gjithcka ne ndihme te te varferve. Sot shenohen tete vjet nga Lumturimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nene Tereza, humanistes shqiptare, fituese e Cmimit Nobel per Paqen. Po dje, Muzeu Historik Kombetar ka celur ne nje nga pavijonet e tij nje ekspozite te perhershme, ne kuader te tete vjetorit te Lumturimit te Nene Terezes. Ekspozita permban nje set fotografish te bamireses me mbishkrime te sajat dhe c'kane thene personalitete te ndryshme per Nene Terezen.

"Tinguj Lartesimi", ne kujtim te figures se humanistes

Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ne bashkepunim me Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit, me rastin e Dites se Lumturimit te Nene Terezes, kane organizuar koncertin "Tinguj Lartesimi". Nen interpretimin e Korit te Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, nen dirigjimin e Dritan Lumshit, eshte ngritur ne piedestal figura e humanistes se madhe, Nene Tereza. Me silueten e saj te brishte, te mbeshtjelle me nje pelerine prej pambuku te bardhe, me shirita ngjyre blu, Nene Tereza eshte bere simboli i ndihmes per "me te varfrit e te varferve", te cileve ajo u kushtoi jeten e saj. Humanistja, me shtat te vogel, por me zemer te madhe, do te bente qe mbare bota te njihte shpirtin e saj te madh. Gjashte vjet pas ndarjes nga jeta, ajo u shpall "E Lumturuar" nga Papa Gjon Pali i II-te, nje moment qe i ka hapur rrugen shenjterimit te saj. Komisioni Kishtar per beatifikim, pasi ka shqyrtuar 80 volume me 113 deshmi e 35.000 faqe te shkruara me akte nga jeta dhe vepra e Shenjtereshes Shqiptare, ka pergatitur materialin sinteze nga jeta, vepra dhe mrekullite e Nenes Tereze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›