KFOR tërhiqet, serbët mbajnë Mitrovicën të rrethuar
Mitrovicë – Mëngjesin e sotëm sërish forcat e KFOR janë përpjekur të heqin barrikadat në Mitrovicë. Përpjekje janë bërë për hëqjen e tyre në Rudarë, Jegenicë dhe Jarinje, por pa rezultat. Pasi banoret serbe kane rezistuar dhe protestuar gjate gjithe nates, trupt e KFOR-it jane terhequr nga operacioni i radhes.
Forcat paqëruajtëse kanë hasur në pengesa dhe rezistencë nga ana e serbëve, të cilet kanë detyruar forcat e KFOR të tërhiqen.
Radiotelevizioni i Kosovës raporton se dhjetëra serbë skanë lejuar që të hiqen barrikadat në veri të Kosovës. Erhard Drews, komandant i KFOR kishte kërkuar një takim me përfaqësuesit serb në veri të Mitrovicës, por përgjigja e tyre ishte e shpejtë dhe negative.
Mesohet nga mediat kosovare se ata edhe pse kanë dalë nga zgjedhje të jashtligjshme, si kryetarë të atyre komunave, janë shprehur se takimi do zhvillohet vetëm kur të tërhiqet KFOR. Nga ana tjetër KFOR deklaron se lëvizja e lirë do të arrihet, por ata presin që kjo të arrihet në mënyrë paqesore, në të kundërt levizja do realizohet e detyruar në zbatim të misonit të tyre.
Shkrime të tjera me interes: