Me vdekjen tek koka! Gërdecët janë gati, mjafton një shkëndijë
Stacione dhe depozita gjigande gazi brenda zonave të banura, pika karburanti brenda lagjeve të qytetit, qytete pa hidrantë ku të furnizohen zjarrfikësat, pallate pa shkallë emergjence nga ku banorët të zbresin në raste zjarresh, pemë e shtylla të lidhura me tela si rrjeta merimange e që pengojnë ngritjen e shkallëve nga zjarrfikësit, rrugica të zëna nga ndërtimet pa leje e ku makinat zjarrfikëse nuk mund të futen
Kjo është Shqipëria dhe Zoti është vërtet me ne!
Tiranë Pas çdo rasti zjarri, lajmet e mediave mbyllen me shprehjet: Nëse flakët do të kishin prekur një cisternë gazi, tragjedia do të ishte shumë e madhe. Nëse flakët do të kishin prekur një pikë karburanti aty prënë, do të ishte bërë katastrofe. Zjarrfikësit mundën ta ruajnë zjarrin pa prekur një punishte me lëndë kimke, pasi do të ishte bërë tragjedia.
Vetëm brenda një jave, katastrofat kanë qenë fare pranë. Në rrugën Tiranë Durrës, kur fare pak e ndau një zjarr nga gjëma e madhe dhe në Fushë Krujë, kur djegia e një fabrike për pak u shndërrua tragjedi nga shpërthimi i një depozite gazi.
Kjo tregon se gjëmën e kemi kaq pranë. Mjafton një shkëndijë, dhe kudo ajo mund të ndodhë, pasi këtu nuk zbatohen masa parandaluese ndaj zjarrit.
Pak ditë më parë, një pikë karburanti u dogj dhe ngjitur me të ishin dhe cisternat e gazit, të cilat po të ishin ndezur do të kishin prodhuar një Gërdec i dytë(Gërdec tashmë është njësia matëse e gjëmës në shqipëri). Arsyet e zjarrit ishin pakujdesi në punë, dhe kjo bëri që gjithë banorët të linin shtëpitë e tyre dhe të drejtoheshin në drejtim të kodrës. Ky quhet evakuim në raste fatkeqësishë dhe ndodh rrallë në Shqipëri
Sadik Logu ishte një nga ata heronj që atë natë luftoi me flakët dhe i shpëtoi fshatarët nga Gërdeci i radhës. Logu thotë se ne njemi kaq praën vdekjes me këtë infrastrukturë si askuh tjetërkund. Pikat e karburantiti pranë banesave dhe akoma më keq, stacionet e gazitnë zona të banura, janë një bombë që prêt të pëlcasë. Dhe, mbi të gjitha, kjo sipas tij e bëhet akoma më e rrezikshme për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë dhe sistemit kundër zjarrit.
- Në çfarë përmasash ishte rreziku ditën e shpërthimit të zjarrit në autostradën Tiranë-Durrës?
-Rreziku dhe halli më i madh i joni ishte nëse kishte rrjedhje gazi, apo mos merrnin zjarr çisternat e tjera. Dhe nëse do të kishin shpërthyer, e gjithë zona do të ishte rrafshuar komplet. Nëpërmjet zjarrfikësve u arrit të neutralizohej rreziku.
-Çfarë distance kishin çisternat e gazit nga shtëpitë e banorëve?
-Impianti ishte ndërtuar brenda fshatit, dhe distanca me shtëpitë ishte dhjetra metra, që është kategorikisht e ndaluar.
-Cila është distanca e lejuar me ligj?
-Në bazë të ligjit duhet që impiantet e gazit apo lëndëve të djegshme, të ndërtohen në male apo pranë deteve, në zona ku nuk ka fare banorë. Por ligji nuk respektohet nga asnjë subjekt, po ashtu edhe pushteti vendor nuk ka marrë masa.
-Çfarë masash u morën për të qetësuar situatën?
-Fillimisht u evakuua zona sepse pritej më e keqja. Shmangëm të gjitha mjetet ndezëse. Mbyllëm të gjitha vendet ku mendohej të kishte rrjedhje. Më pas përdorëm shkumën për shuarjen e zjarrit.
-Përveç rastit në fjalë ka edhe shumë raste të ngjashme ku kemi rezerva ta mëdha lëndësh djegëse brenda zonave të banuara. Çfarë sanksionesh duhet të përmbushin këto subjekte, dhe pse nuk zbatohen?
-Para se të ndërtohet një impiant lëndësh djegëse duhet të merret lelja e sheshit, ndërtimit dhe më pas shfrytëzimit. Janë disa faza të cilat duhet të kontrollohen nga zjarrfikësit.
Fajtorët për moszbatimin e këtyre sanksioneve, janë pushteti vendor dhe Drejtoria e Zjarrfikësve, të cilët nuk i kërkojnë këta elementë.
-Ka pasur raste ku ka qënë e njëjta situatë por ka përfunduar në tragjedi?
-Kemi rastin e Shëngjinit para pak kohësh ku ishte e njëjta situatë dhe u plagosën rëndë tre persona dhe u harxhua 30 ton shkumë, ndërsa situata zgjati 48 orë.
-Brenda qyteteve jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe ka shumë pika karburanti. Sa e rrezikshme është një pikë karburanti në një zonë të banuar, dhe çfarë masash duhen marrë në të tilla raste?
-Është tepër e rrezikshme sepse jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera tregëtohet gazi në zona tepër të populluara. Ndërkohë ai duhet të tregëtohet vetëm në disa pika të caktuara jashtë qytetit. Këto pika karburanti duhet të kenë sistemin e shkumës, alarmit, si dhe puntorët duhet të jenë trajnuar për raste zjarri.
-Si mund të shmangen të gjitha këto vështirësi?
-Së pari duhet që të gjitha subjektet të detyrohen me ligj të përdorin sistemin e fikjes së zjarrit. Së dyti duhet të funksionojnë ligjet, që këto biznese të ndërtohen jashtë zonave të banuara.
-Po në lagjet e Tiranës sa të vështira janë për tu neutralizuar vatrat e zjarrit?
-Mungesa e shkallëve të emergjencës e bën punën tepër të vështirë. Gjithashtu kabllot elektrikë që janë kudo nëpër shtylla e bëjnë akoma më të vështirë hapjen e shkallës sonë. Edhe parkimet e gabuara nuk lejojnë hapësirat e duhura për kalimin e zjarrfikëses.
-Po për pallatet që ndodhen afër njëri-tjetrit, sa e rrezikshme është situata në një rast zjarri?
-Përvec pallateve, edhe institucionet janë një burim zjarri sepse në bodrumet e tyre ka tonelata karburant që përdoren për kaldaja dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Korsitë e emergjencës janë të ngushta, hidrantet e ndërtuara nga Bashkia e Tiranës nuk përputhen me sistemin e zjarrfikseve. Prandaj jemi të detyruar të shtrijmë nga 5-6 tuba deri në 10 metra.
Kliti Topalli / IDEA
Shkrime të tjera me interes: