OKB-Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit 4 vjeçar
Nënshkruhet memorandumi 4 vjeçar i bashkëpunimit mes Organizatës së kombëve të Bashkuara dhe Qeverisë Shqiptare. Kryeministri Berisha në fjalën e tij gjatë ceremonies, u shpreh se Shqipëria ka të gjitha fuqitë për tu zhvilluar dhe se një ndër prioritet e qeverisë shqiptare është ta shndërrojë vendin tonë në një superfuqi të vogël në rajon, lider për enërgjinë e rinovushme. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi do të shpalosë modelin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në vend.Ai shtoi: Shqipëria, një vend i zhvilluar është qëllimi më madhor, ëndrra më e bukur e çdo shqiptari. Por kjo ëndër gjen realizimin më të bukur në projektin e zhvillimit të qëndrueshëm.E pranishme drejtuesja e UNDP-së, vlerësoi gjithashtu programin e bashkëpunimit 4 vjeçar mes Shqipërisë dhe OKB-së. Ajo e cilësoi si një plan që nevojitet, dhe që është përgjegjës së bashku me partnerët kombëtarë për përparësitë e tij. Në fjalën e saj zonja Z.T Benjelloun vleresoi nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje duke përgëzuar Shqipërinë për vullnetarizmin në renditjen si vend pilot. Në fund të takimit kryeministri Berisha falenderoj përfaqësuesit e OKB-së, si pjesë e suksesit të Shqipërisë.
Është rasti të falenderoj donatorët që kanë bërë të mundur financimin dhe suksesin e projekteve të realizuara nga OKB në Shqipëri. Historia e suksesit qëndron në themel të zgjedhjes së vendit tonë si pilot për projektin e reformës së thellë të OKB, 1 OKB, që po konsolidohet në sajë të punës, përkushtimit të OKB në vendin tonë.
Shkrime të tjera me interes: