E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana në epokën e internetit dhe të kabllove

Tiranë Kryeqyteti i Shqipërisë mund ta meritojë pa frikë nofkën kryeqyteti i kabllove. Shtyllat elektrike, pemët, pallatet dhe çdo objekt tjetër që bën hije mbi dhe, janë të lidhura nga një rrjetë gjigande telash e kabllosh elektrikë, interneti apo telefoni. Një panoramë më shumë se e shëmtuar, kjo rrjetë merimange që pështillet mbi kokat e njerëzve është edhe e rrezikshme. Zjarrfikësit thonë se ato përbëjnë një pengesë shumë të madhe për operacionet e shpëtimit, në raste emergjencash në ndërtesat e larta.

Ndryshe nga vendet e tjera europiane ku linjat telefonike apo elektrike futen nënë tokë, në qytetet shqiptare, e veçanërisht në Tiranë, ato nderen sipër kokave tona.

Një qytet me infrastrukturë mjerane mbi dhe nëntokësore, u gjet në mënyrë të beftë në epokën e modernizimit dhe internetit, duke përjetuar në mënyrë të trishtë  epokën e kabllove.

Çdo kush që kërkon të marrë linjën e telefonit dhe internetit në shtëpi, zyrë apo dyqan duhet të paguajnë shtrirjen e dhjetra metrave kabëll nga njëra pemë tek tjetra, nga njëri pallat tek tjetri e nga njëra shtyllë tek tjetra. Ndërtesat vazhdojnë të ngrihen ende pa një sistem qëndror telefoni e internti të instaluar brenda godinës.

Por cila do te jëtë e ardhmja? A do të ketë fund kjo pamje e shëmtuar dhe e rrezimkshme? A do të mundet ndonjëherë që këto lëmshe të mëdha telash të shtrihen nën tokë?

Kjo mesa duket nuk është ende një çështje në diskutim. Tani jemi në epokën e internetit dhe do të vazhdojmë të dendësojmë rrjetën e kabllove mbi kokat tona.

Kliti Topalli / IDEA

32552_120835231276877_100000512031158_236830_4460370_n 32552_120831554610578_100000512031158_236806_3029630_n 32552_120831531277247_100000512031158_236804_7401665_n 32552_120831517943915_100000512031158_236802_2382776_n 1234

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kategoria superiore/ Vllaznia-Tirana 2:2.
  2. Taulant Balla kërkon dorëheqjen e Genc Pollos

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›