E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR u vetëmbrojt, ska nevojë për hetime

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha sot në Bruksel se nuk ka nevojë për hetime të veçanta për veprimet e pjesëtarëve të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës.

I kam marrë raportet dhe kam biseduar me presidentin Tadiç. U kam ofruar serbëve informacione nëpërmjet kanaleve të zakonshme ushtarake, tha Rasmusen duke theksuar se trupat e KFOR-it qartazi kanë vepruar në vetëmbrojtje.

Këto komente ai i bëri në konferencën për shtyp në Bruksel, para mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai theksoi se ministrat do të diskutojnë për Kosovën dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve, që tu shmangen aksioneve të njëanshme dhe mesazheve nxitëse.

I ftoj të gjithë që të angazhohen për dialog, e jo për konflikte, pasi ardhmëria e sigurt dhe stabile është në interes të të gjithjë njerëzve në Kosovë, tha Rasmusen.

Rasmusen theksoi se KFOR-i edhe më tej do të garantoja siguri dhe do ti mbroj të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh kombësinë, tërësisht në mënyrë të paanshme, në harmoni me mandatin e OKB-së.(rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›