E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR’i ia dorëzoi Policisë së Kosovës Gazimestanin


KFOR-i sot i ka dorëzuar policisë së Kosovës sigurimin e Gazimestanit. Këtë e bëri komandanti i forcave shumëkombëshe qendër, gjenerali finlandez, Sepo Toinoven, duke ia dorëzuar sigurinë përfaqësuesit të policisë së Kosovës, Emin Beqiri.

Pas nënshkrimit të deklaratës për pranim – dorëzimin e përgjegjësisë, gjenerali Toinoven, tha se kalimi i sigurisë te policia e Kosovës, është shembull shumë i mirë i marrjes së përgjegësisë.

“Tash policia e Kosovës e ka përgjegjësinë kryesore për këtë përmendore”, theksoi gjenerali finlandez dhe shtoi se “nëse ka nevojë, KFOR-i do t’i ndihmoj policisë së Kosovës dhe EULEKS-it në realizimin e detyrave të tyre”.

Por, ai u shpreh i bindur se ata janë të gatshëm për realizimin e kësaj detyre. /rel/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›