E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFORI i angazhuar për sigurinë

Gjilan- Komandanti i Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes, gjenerali amerikan Lari Kej, tha sot se pavarësisht tranzicionit që mund të ndodhë, KFOR-i mbetet i vendosur për të ndihmuar progresin në Kosovë. "KFOR-i do të vazhdojë ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë për popullin e Kosovës. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë lirinë dhe lëvizjen dhe të drejtën e gjithëve për aspiruar paqe dhe lumturi"-theksoi gjenerali Kej, teksa ka nënvizuar që populli i Kosovës të bëjë çmos që të ardhmen ta bëjë më të mirën. Ndërkohë ai e vlerësoi të qetë dhe nën kontroll gjendjen e sigurisë rreth brezit kufitar. Duke folur për FSK-në, gjenerali Kej tha se KFOR-i ka platformë të standardizuar lidhur me zhvillimin e kësaj force, përfshire edhe stërvitjet me armë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›