E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Ushtria raporton 110 sulme ruse në Ukrainën Lindore

KIEV, 4 nëntor /ATSH-DPA/- Luftime të ashpra janë raportuar në disa pjesë të frontit në Ukrainën lindore, tha dje në mbrëmje shtabi i përgjithshëm në Kiev.

Sipas raportit të shtabit vendi u përball me një total prej 110 sulmesh ruse.

Sipas kanalit ushtarak pro-qeveritar ukrainas “Deep State”, njësitë ruse thuhet se kanë bërë avancime të reja territoriale atje dhe kanë pushtuar dy fshatra.

Luftime të ashpra u raportuan gjithashtu në zonën përreth Pokrovsk në Donbas – ku 19 sulme ruse u zmbrapsën gjatë ditës.

Në rajonin e Toretskut pati vetëm katër sulme.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›