E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të parandalojë agresionin e ri rus

KIEV, 10 shkurt /ATSH/- Plani i presidentit amerikan, Donald Trump për një zgjidhje të shpejtë në Ukrainë, jo vetëm që duhet të ndalojë luftën, por gjithashtu të sigurojë që nuk mund të ketë më agresion rus, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas “Reuters”.

“Ukraina nuk do të donte të përsëritej përvoja e marrëveshjeve të paqes dhe bisedimeve që nuk dhanë rezultate në vitet pas pushtimit të plotë të Moskës në shkurt 2022. Dhe kjo,nënkupton vendosjen e garancive të sigurisë”, tha Zelensky.

“Një konflikt i ngrirë do të çonte në më shumë agresion. Kush do të fitojë çmime dhe do të mbetet në histori si fitues? Askush. Do të jetë një humbje absolute për të gjithë, si për ne, sashtu edhe për Trump”, tha Zelensky për ITV të Britanisë së Madhe.

“Ai nuk ka nevojë vetëm për t’i dhënë fund luftës. Ai duhet të veprojë në mënyrë që udhëheqësi rus Vladimir Putin të mos ketë shanse të nisë sërish luftën. Kjo është gjëja kryesore dhe të gjithë duhet ta pranojnë këtë. Kjo do të ishte një fitore”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas përsëriti gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës me kusht që aleatët perëndimorë të Ukrainës, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të angazhoheshin.

“Nëse do të kisha kuptuar se Amerika dhe Evropa nuk do të na braktisin dhe do të na mbështesin dhe do të japin garanci sigurie, do të isha i gatshëm për çdo format për bisedime”, tha ai.

“Nëse ka garanci sigurie, atëherë mund të flasim për përfundimin e ‘fazës së nxehtë’ të luftës. Ju duhet të kuptoni se ne duhet të dimë se si do të përfundojë kjo luftë. Se të gjithë jemi në të njëjtën anë si Amerika dhe Evropa”, shtoi Zelensky. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›