E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

UKRAINË – Të paktën 11 të plagosur pas sulmeve ruse gjatë natës

KIEV, 10 shkurt /ATSH-DPA/- Sulmet ruse plagosën gjatë natës, të paktën 11 persona në Ukrainë, thanë sot mediet dhe raportet zyrtare.

“Një dron “Shahed” plagosi një grua dje në mbrëmje në qytetin Sumy në verilindje të Ukrainës”, njoftoi kanali televiziv “Suspilne”.

Sulmi dëmtoi gjithashtu disa ndërtesa shumëkatëshe dhe automjete.

“Të paktën gjashtë persona u plagosën nga bombardimet në veri të rajonit Donetsk”, sipas guvernatorit ushtarak të rajonit, Vadym Filashkin, i cili u emërua nga Kievi.

Katër persona u plagosën në sulmet ajrore në qytetin Kostiantynivka dhe dy të tjerë në Kramatorsk.

“Në Kiev, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë për shkak të rënies së pjesëve të dronit nga qielli”, tha sot kryebashkiaku, Vitali Klitschko në një postim në Telegram.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë nisur një projekt të ri të quajtur “Linja e Dronëve” për të forcuar njësitë luftarake në vijat e frontit.

Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerow tha dje në Facebook se kjo do të paraqiste një standard të ri të luftës – duke i bërë sistemet pa pilot një element kyç të operacioneve luftarake.

Ato janë krijuar për të ndihmuar ushtrinë ukrainase të kryejë detyrat më të vështira.

Përveç avionëve pa pilot të llojeve të ndryshme që janë përdorur prej disa kohësh, Ukraina tani ka zhvilluar edhe sisteme tokësore pa pilot. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›