E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

UASHINGTON – Trump: SHBA mund të humbasë durimin me marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas

UASHINGTON, 10 shkurt /ATSH/- Presidenti Trump tha dje në mbrëmje se po humbiste durimin me marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit – pasi pa pamjet e grupit militant palestinez të lironte pengjet izraelitë gjatë fundjavës, pamjen e të cilëve ai i krahasoi me të mbijetuarit e Holokaustit, sipas “Reuters”.

Reagimi i Trump pas imazheve të tre pengjeve, të cilët u shfaqën të dobët fizikisht pas lirimit të tyre të shtunën – solli pasiguri mbi fatin e marrëveshjes – përpara se të liroheshin të gjithë 76 pengjet e mbetura dhe erdhi disa ditë pasi presidenti amerikan bëri thirrje për largimin e palestinezëve nga enklava në mënyrë që SHBA-ja të merrte kontrollin e saj.

“Ata duken si të mbijetuarit e Holokaustit. Ata ishin në gjendje të tmerrshme. Ata ishin të dobësuar”, u tha Trump gazetarëve në bordin e “Air Force One” gjatë udhëtimit të tij në Nju Orleans për të marrë pjesë në Super Bowl.

“Unë nuk e di se sa kohë mund ta zgjasim atë … do vijë një moment qe do të humbasim durimin”, tha Trump.

Tre burrat u shfaqën në gjendjen më të keqe se 18 pengjet e tjerë të liruar më parë në kuadër të armëpushimit – për të cilën u ra dakord 15 muaj pas luftës.

Shumë të burgosur palestinezë të liruar nga Izraeli janë shfaqur gjithashtu të dobësuar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se pamja e pengjeve ishte tronditëse dhe se ky problem do të adresohej. Në këmbim të tre burrave, Izraeli liroi 183 të burgosur palestinezë.

Trump gjithashtu u tha gazetarëve se SHBA-ja mbetej e përkushtuar për të blerë dhe marrë pronësinë e Gazës – pasi palestinezët të largoheshin nga enklava – një njoftim i papritur që ai bëri më 4 shkurt gjatë vizitës së fundit të Netanyahut në Uashington.

Ai tha se vende të tjera mund të merrnin pjesë në rindërtimin e pjesëve të Gazës.

“Për sa i përket rindërtimit, ne mund t’ua japim atë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë të saj, nëpërmjet kujdesit tonë. Por, ne jemi të përkushtuar ta zotërojmë atë, ta marrim dhe të sigurohemi që Hamasi të mos tërhiqet”, tha Trump. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›