E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Të paktën 46 000 ushtarë ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës

KIEV, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ – Humbjet e regjistruara të Forcave të Armatosura gjatë luftës në shkallë të plotë arrijnë në disa dhjetëra mijëra burra … 46 mijë, ndërsa të plagosurit – disa qindra mijëra, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

”Në të njëjtën kohë, Ukraina nuk e di se sa civilë ka vrarë Rusia në territoret e pushtuara”, theksoi ai.

“Ne kemi regjistruar humbje: 46 000 ushtarë të vdekur. Ka ende dhjetëra mijëra të zhdukur ose të burgosur. Por ne nuk mund ta dimë me siguri, sepse të zhdukurit mund të jenë të vdekur ose të burgosur, dhe ka dhjetëra mijëra prej tyre”, tha udhëheqësi ukrainas. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›