E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky shkarkon guvernatorin e Sumyt për sulmin rus që vrau 35 persona

KIEV, 15 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka filluar procedurat për të shkarkuar guvernatorin ushtarak të rajonit verilindor të Sumyt, pas një sulmi shkatërrues raketor rus që vrau më shumë se 30 persona.

”Qeveria po mbështet përpjekjet për të fajësuar Volodymyr Artyukh”, theksoi përfaqësuesi i tij parlamentar, Taras Melynchuck në Telegram.

Kjo vjen pasi Artiukh konfirmoi se personeli ushtarak do të mblidhej për një ceremoni çmimesh në qytetin e Sumyt në kohën e sulmit të rëndë raketor rus.

Megjithatë, ai theksoi se nuk e ka iniciuar këtë ngjarje.

Artiukh ka qenë guvernator ushtarak i rajonit Sumy për gati dy vjet.

Të paktën 35 persona u vranë në sulmin e së dielës në Sumy, megjithëse vetëm dy prej tyre thuhet se ishin ushtarë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›