KINEMA – Vdes Graham Greene ylli i “Dancing With Wolves”

ONTARIO, 2 shtator /ATSH/ – Graham Greene, aktori i famshëm kanadez, i cili luajti në filma përfshirë “Dancing With Wolves”, ka vdekur në moshën 73 vjeç, tha menaxheri i tij.
“Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit legjendar kanadez, fitues i disa çmimeve, Graham Greene”, tha Gerry Jordan në një deklaratë për CBC News.
Media raportoi se ai vdiq nga shkaqe natyrore.
Greene u nominua për çmimin Oskar për Aktorin më të Mirë Mbështetës, për rolin e tij në filmin epik perëndimor të Kevin Costner të vitit 1990, ku ai luajti rolin e Kicking Bird.
Greene punoi si piktor, teknolog, punëtor në uzinat e çelikut dhe ishte edhe pjesëtar i një grupi rock-u përpara se të fillonte karrierën e tij në teatër në Mbretërinë e Bashkuar në vitet ‘70.
Emri i tij mori famë në vitin 1990 kur luajti Kicking Bird, një mjek, në ’’Dances With Wolves’’.
Greene fitoi vlerësime të gjera për rolin.
Ai u shfaq gjithashtu në thrillerin western të vitit 1992 ’’Thunderheart’’ duke luajtur oficerin Walter Crow Horse.
Ai luajti gjithashtu në ’’Die Hard With A Vengeance’’ (1995), ‘’Maverick’’ (1994), ‘’The Twilight Saga: New Moon’’ (2009) dhe ‘’Wind River’’ (2017)./ /Ad.Ab./