E Shtunë, 31 Tetor 2026

KK i Skenderajt mbështetë Lushtakun

Kuvendi komunal i Skenderajt ne seancën e muajit maj ka nxjerre një Deklarate pas arrestimeve dhe hetimeve për krime lufte te kryetarit te Komunës se Skenderajt Sami Lushtaku dhe ish prijësve te tjerë te UÇK-se.

Përmes kësaj Deklarate Kuvendi i shpreh shqetësimin për ngritjen e hetimeve për krime lufte nga EULEX, ndaj Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“Z. Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka qenë komandant i UÇK-së i Zonës së Drenicës dhe kontributi i tij në luftën çlirimtare ka qenë i madh, në shërbim të Luftës për çlirim dhe në mbrojtje të popullatës civile në Drenicë dhe më gjerë. Mision i luftës së UÇK-së për çlirim nga okupatori serb, ka qenë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Me aktivitetin e tij Lushtaku ka ndihmuar në vazhidmsi popullatën e Drenicës në momentet më të vështira dhe llogaritet si një ndër heronjtë e gjallë të luftës në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për Informim e Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Tutje në komunikatë thuhet se, Sami Lushtaku është i pafajshëm dhe dyshimet për krime nuk mund ta dëmtojnë kredibilitetin e tij si kryetar komune dhe si udhëheqës politik i dëshmuar për punë të suksesshme dhe rezultate të arritura gjatë udhëheqjes së komunës sonë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›