Lezhë, kanos me armë, arrestohet 20-vjeçari
Kërcënon me armë zjarri në oborrin e shkollës dhe brenda pak minutash bie në prangat e policisë.
Burimet zyrtare të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se një 20- vjeçar është arrestuar, pasi ka shtënë në oborrin e shkollës në fshatin Kalivaç.
Mbi të riun Nikollë Gjonoca, rëndon akuza e kanosjes, ndërsa uniformat blu i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automatik.