KKRT miraton disa leje për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i mbledhur sot nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, shqyrtoi dhe miratoi disa projekte të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve.
Kështu, KKT miratoi Planin e Integruar Sektorial për zonat e vendburimeve Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe vendburimin e Delvinë.
Ky plan ndërmerret në kuadër të marrëveshjes hidrokarbure për zhvillimin, prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe vendburimin e Delvinës midis kompanisë Albpetrol dhe kompanisë Stream Oil, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2007.
Plani shtrihet në Jugperëndim të Shqipërisë dhe përfshin territore të qarkut Fier dhe Vlorë. Plani përfshin analizat e elementeve territorialë, skenarët kryesorë të zhvillimit, vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe standardet mjedisore të sigurisë etj.
Zona përfshin territore të bashkisë Delvinë dhe të 10 komunave.
Gjithashtu u miratua leja zhvillimore komplekse për zhvillimin e prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Patos- Marinzë, të shoqërisë Bankers Petroleum Albania.
Një tjetër vendim ishte edhe leja zhvillimore komplekse për ndërtimin e objektit Shesh Shpimi dhe infrastruktura lidhëse për Pusin Kërkimor 5350, blloku “F”, komuna Topojë, qarku Fier, të shoqërisë Bankers Petroleum Albania.
Zona e lejes zhvillimore komplekse përfshin brenda kufirit të saj territore të 12 komunave dhe dy bashkive. Dy prej këtyre njësive të qeverisjes vendore e kane territorin e tyre plotësisht të përfshirë në këtë studim, komuna Zharrës dhe Bashkia Patos. Plani i propozuar për infrastrukturat kryesore përfshin kryesisht propozimet për sektorin specifik të këtij plani, sektorin e hidrokarbureve dhe infrastrukturave të tij.
Efekti i pare pozitiv është infrastruktura rrugore, e parashikuar të ndërtohet ose rehabilitimi i infrastrukturës ekzistuese rrugore, aktivitete të parashikuara për t’u zhvilluar nga industria e hidrokarbureve, që në mënyrë të drejtpërdrejtë prek të gjithë komunitetet e zonës, duke u përmirësuar atyre ndjeshëm sistemin e transportit.
Zona e dytë gjendet në kufi me vendburimin Patos-Marinëz dhe paraqet perspektivë për prodhim gazi natyror dhe nafte.
(d.b/BalkanWeb)