Reeker në Kosovë, nesër takime me elitën politike
PRISHTINË-Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë Kosovën prej sot deri në 6 korrik. Gjatë vizitës, Zëvendës-ndihmës Sekretari Reeker do të takohet me përfaqësuesit e elitës politike të Kosovës, ka njoftuar ambasada e SHBA në Prishtinë.
Në axhendë nesër janë takimet me Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Hashim Thaçi, Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
(d.b/BalkanWeb)
Në axhendë nesër janë takimet me Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Hashim Thaçi, Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
(d.b/BalkanWeb)