E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti në Siri, Ban Ki-moon: Asnjë shenjë për dialog mes palëve

21-12-2012 / Gazeta 55

Konflikti në Siri nuk duket që brenda një të ardhme të afërt të ketë ndonjë prespektivë paqeje, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon gjatë një konference për të fundvitit. Ban ka thënë se nuk ka shenja për fillimin e ndonjë dialogu në mes të forcave qeveritare dhe kryengritësve për të ndaluar konfliktin 21 mujor.
Shefi i OKB-së gjithashtu ka dënuar vrasjen e punonjësve shëndetësorë në Pakistan gjatë vaksinimit kundër poliomelitit dhe e ka quajtur këtë si një “akt mizor, të pakuptimtë dhe të pafalshëm”.
Tetë persona që ishin përfshirë në fushatën kundër poliomelitit janë vrarë, ndërsa përgjegjësinë e kanë marrë ushtarët islamik. Ban gjithashtu ka thënë se procesi i paqes në Lindjen e Mesme është bllokuar.
Ai gjithashtu ka dhënë vlerësimin e tij për planet e Izraelit për ndërtimin e zonave të banimit, duke thënë se ndërtimi i tyre në fusha të kontestueshme, kërcënon rëndë përpjekjet për të krijuar një shtet të qëndrueshëm palestinez.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›