Politika e shpifjes, 10 milionë lekë gjobë Saimir Tahirit. Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin
Deputeti socialist akuzohet për shpifje ndaj fëmijëve të kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha
Shprehja vizionare shpif, shpif se diçka do mbetet nuk vlen në rastin e Saimir Tahirit. Deputeti socialist e ka humbur zyrtarisht përballjen gjyqësore me dy fëmijët e kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila kishte vendosur një dëmshpërblim që deputeti socialist duhet t`u jepte dy fëmijëve të kryeministrit.
Por, Gjykata e Apelit ka vendosur të ulë dëmshpërblimin nga 2.5 milionë lekë të reja në 1 milionë lekë reja për deputetin Tahiri i cili akuzohet për shpifje ndaj dy fëmijëve të kryeministrit Sali Berisha
Në përfundim të procesit gjyqësor, deputeti Tahiri akuzoi gjykatën për anshmëri. “Nuk prisja gjë tjetër, ky është një kamxhik politik. Do të vazhdoj betejën ligjore,do të çoj çështjen në Gjykatën e Lartë”- tha ai pas përfundimit të seancës gjyqësore.