E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKRT tryeze per standardet profesionale ne media

Në ditën ndërkombëtare të etikës në media gazetarë dhe analistë janë mbledhur në një tryezë diskutimi organizuar nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit për të rrahur mendime rreth realizimit të standarteve etike. Një proces ky që sic tha kryetarja e KKRT Endira Bushati nuk është fort i lehtë përballë domosdoshmërisë për te vendosur balancë mes fjalës së lirë dhe të drejtave të njeriut.

Televizioni roli i të cilit është i padiskutueshëm jo vetëm në informimin, por edhe formimin e opinionit publik sipas profesionistëve të medias përmes asaj cka transmeton mund të kthehet në një objekt që ngjall tension.
Ashtu sikurse ndodhi tha zëvëndëskryetari i komisionit parlamentar të mjeteve të informimit publik Mark Marku në botën arabe pas shfaqjes së filmit “Pafajësia e Myslimanëve”

Tensione të tilla mund të shmangen veçse duke treguar besnikëri ndaj koncepteve etike tha analisti Sami Neza.

Këto janë çështje që sipas kryetares se KKRT-së gjejnë më tepër hapësirë në ligjin e ri, në të cilin tha kryetarja Bushati forcohen edhe masat e marra ndaj shkelësve të tij.

Ky ligj prej kohësh është pjesë e punimeve te parlamentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›