Unaza e Madhe e Tiranes nis ndertimi i 3.2 km rruge te tjera
Punimet në Unazën e Madhe e Tiranës po ecin me ritme të shpejta. Aktualisht po punohet në asfaltimit e 3.2 km rrugë të reja, nga qendra Kristal deri në rrethrrotullimin e Saukut. Punimet në këtë segment të Unazës u inspektuan nga ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi.
Ministri Olldashi bëri të ditur se tashmë Drejtoria e Përgjitshme e Rrugëve ka bërë tenderimin e 2.6 km rrugë të tjera nga qëndra Kristal deri tek Shkolla Teknologjike.
Ndër të tjera ministri i Punëve Publike informoi se ka përfunduar projekti i detajuar për zbatimin e një tjetër segmenti të rëndësishëm të Unazës së Madhe. Bëhet fjalë për atë nga Tirana East Gate në drejtim të krahut Lindor, “kombinatit të Autotraktorëve” dhe urës së Brarit ku unaza do të lidhet me rrugën e Arbërit.