E Diel, 1 Nëntor 2026

KKSHA: Shqiptarët dhe maqedonasit të ruajnë qetësinë

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan u bën thirrje si shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve për të ruajtur qetësinë e tyre në këtë moment të vështirë, për të lejuar autoritetet e drejtësisë për të zbardhur vrasjen e pesëfishtë.
 

Në një deklaratë për shtyp, KKSHA dënon ashpër aktin kriminal që sollën vdekjen tragjike të pesë personave dhe e quan këtë akt të pakuptimtë në mënyrën më të fuqishme. “Sot, më shumë se kurrë duhet që t`i jepet fund krimeve të tilla, dallimeve politike me motive etnike dhe të ketë mirëkuptim dhe tolerancë. Mbasi këtu varet edhe Integrimi i ardhshëm i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, pra varet nga shqiptarët etnikë dhe maqedonasve që jetojnë dhe punojnë në mënyrë harmonike, thuhet në deklaratën e KKSHA-së.
 

Këshilli përmes deklaratës ka shprehur ngushëllimet për familjet e pesë njerëzve të vrarë në bregun e liqenit të Hekuranës - Smilkovc dhe dënon këtë akt të pakuptimtë në mënyrën më të fuqishme.
 

“KKSHA u bën thirrje si shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve për të ruajtur qetësinë e tyre në këtë moment të vështirë, për të lejuar autoritetet e drejtësisë për të kryer detyrat e tyre, dhe, për të sjellë autorët para drejtësisë. Ne përshëndesim udhëheqjen politike të Shqipërisë dhe Kosovës, që kanë ofruar mbështetjen e tyre të plotë për të zgjidhur këtë çështje. Mbasi edhe vetë Integrimi i ardhshëm i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike varet nga shqiptarët etnikë dhe maqedonasve që jetojnë dhe punojnë në mënyrë harmonike”, thuhet në fund të deklaratës së KKSHA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›