Skandali i sherbimit sekret ne Kolumbi Pentagoni i turperuar
Skandali i shërbimit sekret në Kolumbi ka turpëruar Zyrtarë të Pentagonit. Gjenerali Martin Dempsey tha se krahu ushtarak "nuk e mbështeti drejtuesin e saj" duke shkaktuar një shpërqëndrim të vëmendjes nga një prej angazhimeve të rëndësishme të presidentit në rajon.
“Ky skandal na ka tupëruar, pasi të gjithë tani flasin për të dhe jo për konferencën, e cila duhet të ishte në qendër të vëmendjes për shkak të rëndësisë që kishte për presidentin tonë” tha ai .
Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta shtoi se është një "kërkesë" për forcat tona që t'u përmbahen "standardeve më të larta". Ai tha se nëse gjenden fajtor, njerëzit e përfshirë në skandal do të vihen përpara përgjegjësisë.
11 pjestarë të Shërbimit Sekret të cilët ishin vendosur në Kolumbi përpara vizitës së Presidentit Barack Obama atje, u kthyen në atdhe. Atyre u është dhënë leja administrative në pritje të një hetimi ku përfshihet edhe prostitucioni. Me shume se 5 pjestarë të personelit ushtarak të caktuar për të mbështetur shërbimin sekret janë izoluar në kazermat e tyre në Kolumbi mbas ngritjes së akuzave.