E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegji vijon gjyqi ndaj Breivik

Njeriu i akuzuar për vrasjen e 77 njerëzve në sulmet me bomba dhe armë në Norvegji korrikun e vitit të kaluar, është përgatitur të mbajë një fjalim mbi qëndrimin e tij për masakrat, në ditën e dytë të gjyqit të tij në Oslo. Anders Behring Breivik pritet te lexojë një deklaratë të përgatitur e cila do të zgjasë rreth 30 minuta.

Ai ka pranuar sulmin me një makinë bombë në kryeqytet para se të sulmonte një kamp rinor të organizuar nga Partia e Laburiste në qeveri, në ishullin e Utojas. Megjithatë ai nuk ka pranuar fajet për akte terrori dhe vrasje masive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›