E Diel, 1 Nëntor 2026

KKSHA mbështet kontrollin e kufijve me Serbinë: Masë e nevojshme

Aksioni i policisë së Kosovës

Uashington, 27 korrik 2011, NOA – Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) e mbështeti fuqishëm vendimin e qeverisë së Kosovës për të marrë nën kontroll dy vendkalimet kufitare me Serbinë në Bërnjakë dhe Jerinje, duke e cilësuar atë si një masë të nevojshme për të instaluar tërësinë territoriale të shtetit të pavarur të Kosovës dhe bllokuar mallrat ilegale që kontrabandohen në Kosovë.

Reagimi i KKSHA-së erdhi përmes një deklarate ku ky këshill i bën thirrje Bashkimit Europian që të mbështesin plotësisht qeverinë e Kosovës për veprimin e tyre e për të luftuar së bashku kundër krimit të organizuar.

Deklarata nënvizon se Qeveria e Kosovës i dërgoi njësitë speciale të policisë në numrin 1 dhe 31 në kalimet kufitare, pikat e monitoruara lirshëm nga policët serbë dhe të BE-së policisë dhe doganave, për të rivendosur rendin në veri dhe për të parandaluar hyrjen e mallrave ilegale në vend.

KKSHA shprehet më tej se Për fat të keq, disa policë kosovarë u plagosën gjatë këtij veprimi.

Këshilli e dënoi reagimin e dhunshëm të serbëve në veri dhe çdo formë dhunë në lidhje me rastin duke apeluar për nisjen e një hetimi të menjëhershëm.

Qytetarët e Kosovës kërkojnë nga Qeveria e tyre që ajo të jetë e përgjegjshme për sigurinë e tyre dhe mbrojtjen e tregjeve të tyre. Autoritetet e Kosovës duhet të demonstrojnë kapacitetin e tyre për forcimin e demokracisë, ekonomisë dhe sundimin e ligjit, prandaj edhe vendosja e kontrollit të kufijve të saj është thelbësore për sovranitetin e saj, shkruan KKSH.

Ajo i bën thirrje qeverisë serbe që të punojë me qeverinë e Kosovës për të luftuar kundër aktiviteteve kriminale, dhe për të negociuar me mirëbesim e nënshkruar marrëveshje të ndërsjellta tregtare.

INA/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›