E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Po negociojmë ngrirjen e embargos


SHAB- Zëdhënësi i NATO-s në Kosovë, Ralf Adametz në një pronocim për agjencinë Associate Press ka deklaruar se Aleanca po pëpiqet që t’i japë fund krizës në kufi.

“Aleanca është duke negociuar ngrirjen e aksionit të qeverisë”,- ka thënë zyrtari i lartë përsa i përket marrjes së kontrollit të pikave kufitare 1 dhe 31 , në veri, npërmjet të cilave Kosova i ka vendosur embargo Serbisë.

Policisë kufitare e Kosovës npërmjet një aksioni ka vënë nën kotroll pikat kufitare kyce 1 dhe 31 nëpërmjet të cilave ka bërë të mundur zbatimin e embargos ndaj mallrave të Serbisë.

Më parë opozita kosovare ka shprehur mbështetjen e saj ndaj vendimit të qeverisë për vendosjen e embargos ndaj mallrave serbe.
(e.m/BalkanWeb).

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›