E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, merret kontrolli i 2 pikave kufitare, BE e shqetësuar

MITROVICE-  Shtrirja e kontrollit në dy pikat kufitare të Bërnjakës dhe Jarinjës në veriun e banuar me shumicë serbe duket se nuk është pritur mirë nga Brukseli. Që në orët e vona të natës, ndërsa aksioni i njësisë së forcave speciale të policisë së Kosovës, për të marrë dy pikat kufitare, ishte në vazhdim, mbërritën dhe kundërshtimet e para të ndërkombëtarëve. Fillimisht nga EULEX, më pas nga përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë, Fernando Xhentilini. Ndërsa sot në mesditë mospëlqimi erdhi nga vetë përfaqësuesja e baroneshës Ashton. Kjo e fundit e quajti jo të dobishëm vendimin e embargos së kamionëve serbë. Aksioni i policisë kosovare, u ndërmor me vendim të qeverisë kosovare, pasi në këto dy pika nuk zbatohej embargoja dhe kamionët serbë hynin në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar. Aksioni u ndërmor nga mesnata e së hënës dhe përfundoi mëngjesin e sotëm. Gjatë natës mbretëroi një situatë e tendosur, pasi serbët e Kosovës nuk lejuan policinë të merrte pikat kufitare.

KOCIJANÇIÇ: NUK PAJTOHEMI, POR TANI TE QETESOJME SITUATEN 
Ora 12: 20 Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve në Kosovë për të ndërmarrë aksionin në veri të vendit.

"Është thelbësore tani që të qetësojmë situatën dhe të kthehemi aty ku ishim”, ka thënë zonja Kocijançiç, duke nënvizuar se misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, është i gatshëm të ndihmojë autoritetet në Kosovë për ta bërë një gjë të këtillë.

“Duhet të kthehemi aty ku ishim, për të qetësuar situatën dhe për të vazhduar punën rreth dialogut”, ka thënë Kocijançiç, për Radion Evropa e Lirë, duke shprehur bindjen se çështja e vulave dhe tregëtisë duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve.

Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian ka nënvizuar se as vendimi për embargon nuk ka qenë i dobishëm dhe se duhet dhënë mundësi dialogut.

XHENTILINI I BE: OPERACIONI S'ISHTE I DOBISHEM, BE NUK E MIRATOI
Ora 10: 45 "Operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm. Ai nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-ja nuk e ka miratuar atë", ka thënë Fernando Xhentilini, Përfaqësuesit Special i BE-së për Kosovën në lidhje me situatën në veri.
"Është thelbësore që situata të qetësohet tani dhe të kthehemi ku kemi qenë. EULEX-i është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në këtë", ka thënë Gentilini për të shtuar se "dialogu është e vetmja mënyrë që të zgjidhet çështja e vulave të doganave dhe të rivendosë tregti të lirë në të dy drejtimet". "Veprimet unilaterale nga njëra palë apo tjetra nuk mund ta zgjidhin problemin", ka thënë Xhentilini, raporton rel.

EULEX: VEPRIMET E NJEANSHME TE DEMSHME
Ora 07:00 Aksioni i mbrëmshëm nuk ishte kryer në koordinim me EULEX-in, përgjegjës për kontrollin e pikave kufitare në veri. Lajmi ishte konfirmuar nga vetë ministri Rexhepi i cili kishte shtuar se “EULEX nuk ka pasur gadishmëri që të mbështesë këtë aksion”, raporton Voa. Pas  EULEX thekson se nuk është e përfshirë në asnjë lloj mënyre me operacionin e zhvilluar nga grupet speciale të policisë së Kosovës.

"Është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. EULEX po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë. EULEX nuk ka qenë në asnjë formë i përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës. EULEX-i dhe Bashkimi Evropian në Bruksel e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjifhet nëpërmjet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”.- thuhej në deklaratën e EULEX.
AKSIONI
Policia e Kosovës shtrin kontrollin dhe në dy pikat kufitare të Bërnjakës dhe Jarinjës në veriun e banuar me shumicë serbe, pavarësisht kundërshtimeve dhe bllokadave serbe. Aksioni i policisë, u ndërmor me vendim të qeverisë kosovare, pasi në këto dy pika nuk zbatohej embargoja dhe kamionët serbë hynin në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar. Aksioni u ndërmor nga mesnata e së hënës dhe përfundoi mëngjesin e sotëm.
Gjatë natës mbretëroi një situatë e tendosur mes serbeve lokale dhe forcave të njësisë speciale të Kosovës. Bërnjaka u mor shpejt por njësitë speciale u bllokuan për disa orë nga serbët lokalë që të merrnin kontrollin dhe në Jarinje. Sot në mëngjes u mor dhe kontrolli i Jarinjës. Reagon ministri i Brendshem Rexhepi: Tani është shtrirë sovraniteti. Nga aksioni plagosen lehtë 3 policë kosovarë. EULEX kunder.
(Suela Gera/balkanWeb) Lidhje te tjera Kosovë, policia merr kontrollin e 2 pikave kufitare në veri Situata ne veri, KFOR: Nuk lejojmë dhunë Tadiç e Cvenkoviç raportojnë situatën tek ndërkombëtarët VIDEO: Kosovë, policia merr kontrollin e 2 pikave doganore në veri

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›