AAK, VV, LDK: Vendimi i qeverisë për veriun i drejtë
PRISHTINË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosja kanë në një deklaratë për mediat kanë mbështetur vendimin e qeverisë për vendosjen e nën kontroll të pikave doganore në veri të vendit.
Mediat vendase të cilat bëjne me dije lajmin raportojnë se sipas AAK-së dhe Vetëvendosjes ky operacion i policisë së Kosovës krijon mundësinë e zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve në veri të vendit.
“AAK është e bindur se situata e krijuar për vite me radhë në veri të Kosovës është problem i mungesës së sundimit të ligjit dhe meriton trajtim të tillë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare”,- nënvizohet midis të tjerave komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Grupi parlamentar opozitar Vetëvendosje në reagimin e saj shprehe se kjo nuk do të jetë vetëm hapi i parë i qeverisë së Kosovës.
“Shpresojmë që qeveria ka nisur me zbatimin e një plani, të një strategjie më të gjerë për ta bërë Kosovën sovrane e me integritet territorial. Hapi i këtillë është pozitiv dhe i drejtë, por hapi mbetet veçse një hap. Hapi nuk e bën ecjen. Ecjen e përbëjnë hapat, shumë hapa të bashkërenduar”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Vetëvendosjes.
Mbështetjen ndaj vendimit të qeverisë për veriun e ka shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila deklaruar se përkrah cdo verpim të institucioneve të Kosovës të funksion të zbatimit dhe sundimit të ligjit.
"Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës krijon kushte për jetë të qetë dhe prosperuese për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre", thuhet ndër të tjera në deklaratën e LDK-së.
(e.m/BalkanWeb)