E Shtunë, 31 Tetor 2026

I moren 2 milione leke ciftit te moshuar. Pranga 4 te rinjve

Vetëm 24 orë ka zgjatur liria e  4 personave që grabitën me maska dhe armë një çift të moshuarish në fshatin Lalëz të Ishmit. Efektivat e parandalimit të krimit kundër pronës kanë arritur të kapin gjatë natës katër të rinjtë që kishin vjedhur një shume prej 2 milion lekësh të reja, të cilat më pas i kishin ndarë me njëri- tjetrin.

”Rreth orës 24:00 të datës 15 shkurt u bë arrestimi në flagrancë I katër shtetasve. Konkretisht, Hekuran Meta 25- vjeç, banues në Manëz, Durrës; Ylber Murati 23- vjeç, banues në Manëz, Durrës; Ardian Çupi, 23-vjeç, banues në Lis të Burrelit; Riza Shehra, 18- vjeç, banues në Lis të Burrelit. Po nga hetimet e kryera rezulton se autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje kishin dijeni për praninë e një shume të konsiderueshme parash në banesën e të dëmtuarit pasi njëri prej tyre, shtetasi Hekuran Meta, kishte lidhje krushqie me të dëmtuarin” tha  Ornela Çako, zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës.

Policia ka sekuestruar shumën e vjedhur në lekë dhe euro si dhe kane bllokuar edhe katër telefonat celularë të autorëve të grabitjes , të  armë zajrri automatik , pushkë dhe pistoletë. Identifikimi dhe arrestimi i katër të rinjve që morën pjesë në këtë grabitje është bërë pas një bashkëpunimi të policisë së Shijakut me atë të Matit,pasi dy nga të rinjtë ishin nga Burreli.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›