E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, Halimi: Do ketë riformatim të gjykatave

14-09-2012 / Gazeta 55

Miratohet drafti i Ministrisë së Drejtësisë për gjyqësorin


Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në parim projekt vendimin për kriteret e transferimit të gjyqtarëve ku përcaktohen qartë rregullat dhe kriteret e lëvizjes së gjyqtarëve. Pas shumë diskutimesh u vendos që kriteri i i parë të ishte cilësia në detyrë e gjyqtarëve, më pas vjetërsia në profesion ndërsa si kriter i tretë u vendos kushte të tjera, ndërkohë kushtet shëndetësore u hoq si kriter për vlerësimin e transferimit të gjyqtarëve. Ndërkohë plotësimi i vendeve vakante u shty për në seancën e ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi pasi ekspertët e ministrisë së drejtësisë dhe misionit EURALIUS kanë hartuar një draft për riformatimin e numrit të gjyqtarëve në gjykatat e vendit. Ky draft do të përmbajë kriteret e emërimeve të gjyqtarëve i cili do të përfundojë brenda datës 25 të këtij muaji. Ministri Halimi tha se po bëhet një studim mbi nevojat e numrit të nevojshëm të gjyqtarëve në çdo gjykatë të vendit. Kështu 8 magjistratët që kanë përfunduar stazhin do të presin emërimin pas miratimin të këtij drafti. Ndërkohë në mbledhjen e drejtuar nga nënkryetari i ri i KLD, Elvis Çefa u vendos që të gjithë magjistratët e rinj do të kryejnë stazhin në Gjykatën e Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›