E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD: Promovohet Libri i Bardhë për drejtësinë

 

Është promovuar 'Libri i Bardhë' i përgatitur me mendimet dhe opinionet e gjyqtarëve për mënyrën se si duhet të funksionojëdrejtësia, por edhe për reformat në drejtësi. Libri i Bardhë është përpjekja më e fundit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të luftuar korrupsionin e çdo tipi në çdo gjykatë të Shqipërisë.

Nismën për këtë përmbledhje, e cila filloi në dhjetor 2007, e mori nënkryetari aktual i KLD-së Kreshnik Spahiu. Të pranishëm në promovim ka qenë minstri i Drejtësisë Enkeldejd Alibeaj, 16 krerët e sapozgjedhur të gjykatave nëpër rrethe, anëtarë të KLD-së si dhe studentë të juridikut dhe të magjistraturës. Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka deklaruar në promovim se puna e gjykatave do të monitorohet dhe se do të ketë ndëshkime të rënda për ata që abuzojnë. Ndërsa ministri Alibeaj është shprehur se puna për reformën në drejtësi nuk bëhet vetëm. Ndërkohë takimi vazhdoi me diskutime me të sapozgjedhurit në krye të gjyqësorit në të gjithë vendin, ku ata i kanë bërë të ditur kërkesat dhe shqetësimet për punën e tyre.Flamur Vezaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›