Kinë, ndërtohet ura më e madhe mbi det
Çdo gjë në Kinë është e madhe dhe masive. Ky shtet pak orë më parë përuroi urën më të gjatë në det 36 kilometra. Ura u ndërtua për të lidhur Jiaxingun qytet afër Shangait me portin e Ningbo në lindje të provincës së Zhejiangut. Kina është vendi i ndërtesave më të mëdha në botë ku mund të përmendim qendrën tregtare më të madhe në botë me rreth 7 milionë metër katrorë dhe hidreocentralin më të madh në botë etj.
Në Pekin është ndërtuar skena koncertore më e madhe në botë dy herë më e madhe se Qendra Kennedy në Washington.
Terminali i tretë i aeroportit të Pekinit është dy herë sa madhësia e Pentagonit.