Në një tastierë kompjuteri, më shumë baktere se në WC (!)
Numërohen më shumë baktere në një tastierë kompjuteri se në një bide WC-je. Për pasojë risku për të marrë infeksione të ndryshme është më i madh në zyrë se në një tualet.
Shkak kryesor janë vaktet e vogla para kompjuterit në punë dhe higjena e ulët personale.
Revista britanike "Which? Computing" i ka kërkuar një biologu të eKzaminonte në mikroskop rreth tridhjetë tastiera komjuteri të një zyre londineze dhe shkencëtari ka dalluar se disa prej tyre janë strehë bakteresh që prezantojnë një risk të lartë infektimi për atë që i përdor.
Në sitin e tij në internet biologu shpjegon se 4 prej tastierave rezultojnë shumë të dëmshme për shëndetin dhe së paku në njërën prej tyre kishte pesë herë më shumë baktere se në një bide WC-je. Tastierat e ekzaminuara superonin 150 herë limitin e lejueshëm nga organizmi i njeriut për bakteret dhe ishin shkak i mundshëm i një helmimi ushqimor.
Arsyeja kryesore e kësaj situate sipas testit të revistës së sipërcituar janë vaktet e konsumuara në zyrë. Thërrimet dhe mbeturinat e tjera ushqimore janë terren i përshtatshëm për zhvillimin e miliona baktereve. E ndërkohë luan rolin e vet edhe higjena e keqe vetjake, përgjithësisht fakti i moslarjes së duarve pas shkuarjes në tualet. (Marrë nga ANSA)