E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet një adoleshent shqiptar për vjedhje

 

Nën akuzën e grabitjes, kërcënimit dhe dhunës seksuale janë arrestuar nga karabinierët e Varezes dy adoleshentë të moshës 16 dhe 17 vjeç, një shqiptar dhe një rumen, të cilët jetojnë sëbashku me familjet e tyre me dokumenta të rregullta.

Sipas asaj që deklarojnë karabinierët, ata kishin vënë në shënjestër në mbrëmjen e të hënës një kamp sportiv të Tradates për ta vjedhur, në dëmin e një bashkëmoshatari duke e shtrënguar t'u jepte telefonin e tij. Për argëtim një nga të dy është hedhur nga dritarja e makinës afër së cilës ndodhej edhe një djalë që tranzitonte me motor në kampin sportiv, duke e bërë që të rrëzohej në tokë. Të arrestuarve iu gjet edhe një sasi e vogël hashashi. Djemtë duhej të kishin vjedhur edhe dy telefona dhe xhiboksa në dhomat e zhveshjes të shkollës tradateze në 24 prilline shkuar.

E gjithë kjo është rikuperuar dhe iu është kthyer pronarëve të ligjshëm. Por mbi ta rëndonin edhe akuza të tjera, për të cilat janëhetuar. Bëhet fjalë për dhunë seksuale në dëm të një bashkëmoshatareje. Skenat janë regjistruar me kamerën e një celulari për ta pasur si trofe në memorien e telefonit. Duket se vajza ishte në dijeni të gjithë kësaj, por për faktin që është minorene, medh mbi ta akuzën e dhunës seksuale. Hetimet nuk kanë përfunduar, pasi mbetet për t'u sqaruar roli i një djali italian me moshë të rritur që i furnizonte herë pas here me makina duke bërë shoferin gjatë grabitjeve. Por sipas deklaratës së tij ai i kishte bërë këto nën kërcënim. Megjithatë ende nuk janë vërtetuar të gjitha hollësitë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›