E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldon e braktis e dashura pas skandalit me drogë dhe tre tranvestitë

 

Është moment i vështirë për të. Në radhë të parë, dashuria. Dy ditë pas skandalit me "drita të kuqe", e fejuara e tij Maria Beatriz ka vendosur ta ndërpresë marrëdhënien me sulmuesin brazilian. Bëhet fjalë për një humbje të madhe për sulmuesin brazilian të Milanit, kur deri dje, studentja bukuroshe projektonte të ndërtonte një familje me të dhe që i ka qëndruar menjëherë afër në momentet pasardhëse të dëmtimit të rëndë në gju, që e pësoi më 13 shkurtin e shkuar në ndeshjen me Livornon.

Por për "Fenomenin" telashet s'kanë të sosur. E shkruan gazeta "Extra", sipas së cilës, Ronaldo, në një depresion të plotë, ka shkuar në shtëpinë e mamasë Sonja. Pas lënies nga e fejuara, për të parashikohet edhe një tjetër kalvar vuajtjesh, këtë herë i tipit financiar. Sponsori personal "Nike" duket se ka ndër mend ta zgjidhë kontratën me Ronin për dëme të mëdha imazhi. Një problem jo i vogël, duke parë që me "Nike"-n Ronaldo ka nënshkruar një kontratë prej 100 milionë dollarësh.

TRANSI: MË PAGOI TË BLIJA DROGË - Andre Luis Ribeiro Albertino ose, e ashtuquajtura "Andreia Albertini", transeksuali i denoncuar nga Ronaldo për marrje parash përmes presionit psikologjik, jep versionin e tij në shtypin brazilian. "Vajza" tregon që lojtari i Milanit ka konsumuar kokainë, duke u dhënë më pas 770 dollarë dy transeksualëve që ishin me Andreian për të paguar shfaqjen e tyre seksuale dhe për të blerë drogë.

"Por, në vend që të shkonin ta blinin, ato u larguan. Dhe Ronaldo u inatos. Ai besonte se vetëm unë isha femër e vërtetë, - shpjegon transi, - ndërsa ishte i ndërgjegjshëm që dy të tjerat ishin transeksuale." Andreia thotë se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me lojtarin e Milanit: "Ishte shumë i edukuar, elegant e i qetë gjatë gjithë kohës. Nuk ishte agresiv, nuk bëri asgjë të keqe, vetëm se u inatos me mikeshat e mia".

Gjendja ka degjenuar vetëm kur Ronaldo refuzoi t'i paguajë: "Më tha se ai është Ronaldo dhe që unë jam vajzë rrugësh". Transeksuali shprehet pastaj i shqetësuar për policinë braziliane: "Ai është i pasur, ai është Ronaldo dhe mund të blejë edhe nënën time, për ta bërë të deponojë kundër meje". Ndërkohë, sipas policisë, asnjë nga protagonistët, përfshirë dhe Ronin, nuk kishte konsumuar as drogë e as alkool. Ronaldo ka anuluar dy ftesa që i ishin bërë nga televizionet braziliane dhe do të vazhdojë të punojë në rezidencën e tij për t'u riaftësuar dhe për të shmangur konktaktin me medien.

BORXHI - Por "Fenomeni" ka edhe një borxh pa paguar. Ronaldo iku pa e paguar llogarinë e motelit ku u takua me tri transeksualët dhe pronari ka paraqitur dje një ankesë. E bëri të ditur komisari i policisë, i ngarkuar me çështjen, Karlos Nogueira, i cili ka saktësuar: "Ronaldo u largua pa e paguar llogarinë, sepse nuk kishte më parà në xhep, pasi ato që kishte në portofol ua dha tri transeksualëve." Braziliani i detyrohet motelit "Papillon" 300 dollarë, për përdorimin e një dhome për katër veta dhe konsumim uiski, martini, vodka dhe konjaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›