KLD: Siguria në gjykata, duhen më shumë policë
Nenkryetari i KLD, Spahiu deklaroi sot se numri i policeve në gjykata është qesharak. Deklarata u bë gjatë një takimi që KLD kreu me kryetarë të gjykatave ne rretheve me temë, sigurinë në gjykata
TIRANË –Siguria në Gjykata, përbën një nga prioritetet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (KLD) për mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor. Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu gjatë një takimi që zhvilloi sot me kryetarët e gjykatave në rrethe theksoi se “pasiguria ne gjykata rrezikon te drejtat qytetare”
Çështjet e rendit në institucionet e drejtësisë, ishin temat kryesore të takimit ku gjatë fjalës së tij para gjyqtarëve, Spahiu ka shprehur rëndësinë e madhe që ka siguria në Gjykata si një nevojë e publikut. Sipas tij numri i policëve në gjykata është qesharak. Spahiu dhe gjyqtarë të tjerë sollën në vëmendje konfliktet që kanë ndodhur shpesh ne sallat e gjyqeve ku nuk kanë munguar dhe përplasja me armë. Në këtë linjë Spahiu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat e Policisë së Shtetit, si detyrim ligjor për garantimin e sigurisë në Gjykata.
(d.b/BalkanWeb)