KLD, urdhër Spahiut: Të na kthejë paratë e udhëtimeve

Kreshnik Spahiu
TIRANE- Ish-nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, aktualisht drejtues i partisë politike Aleanca Kuq e Zi, hyn në proces gjyqësor me Këshil- lin e Lartë të Drejtë- sisë të cilin e drejtoi për disa vite.
Strumbullari i kësaj beteje gjyqësore është një shumë prej 2100 eurosh e shpenzuar nga Spahiu gjatë udhëtimeve jashtë Shqipërisë. Sipas një urdhri të lëshuar nga strukturat e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në maj të këtij viti, ish-nënkryetari Spahiu duhet ta zhdëmtojë këtë shumë të shpenzuar me udhëtime. Ajo rezulton si shpenzim për udhëtim dhe dieta jas- htë shtetit prej ish-anëtarit Spahiu, gjatë kohës që ai ishe në pozicionin e nënkryetarit të KLD. Nga ana e tij, Spahiu përmes një padie civile i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, ku kërkon shfuqizimin e këtij urdhri. Dosja është regjistruar në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të fillojë edhe shqyrtimi i saj. Shpenzimet e Spahiut për udhëtimet jashtë vendit ishin argumenti kryesor i Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur ndaj Spahiut, para se ai të dorëhiqej nga KLD. Sipas Komisionit Hetimor, Spahiu kishte shpenzuar nga buxheti i KLD-së me udhëtime jashtë vendit për llogari të lëvizjes Aleanca Kuq e Zi. Kreshnik Spahiu paraqiti dorëheqjen e tij nga KLD më 10 shkurt të këtij viti, dorëheqje që u pranua nga Këshilli tri ditë më pas.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi deklarimin e mba- rimit të mandatit para afatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Kreshnik Spah- iu, me shkak dorëheqjen prej tij, si dhe referimi në Kuven- din e Republikës së Shqipërisë për plotësimin e vendit va- kant, thuhej në vendimin e KLD-së të datës 13 shkurt.
PADIA
Katër muaj pasi Spahiu dha dorëheqjen nga anëtarë- sia në KLD, kërkon të përbal- let në Gjykatë me këtë insti- tucion. Padia civile, ku palë paditëse është Kreshnik Spa- hiu dhe palë e paditur Këshil- li i Lartë i Drejtësisë, u regjis- trua dje në Gjykatën e Ti- ranës. Çështja mban numrin 13135. Shqyrtimi i saj pritet të nisë ditët në vazhdim, ndër- sa si togë e zezë e përzgjedhur për shqyrtimin e saj është gjyqtari Shkëlqim Mustafa. Referuar objektit tëpadisë, ish-nënkryetari Spah- iu kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e aktit adminis- trativ të datës 14 maj 2012. Shfuqizimi i aktit adminis- trativ, urdhrit nr. 799 prot. datë 14.05.2012 për zh- dëmtimin e shpenzimeve për udhëtim e dieta jashtë sh- tetit. Pezullimin e aktit ad- ministrativ, thuhej në objek- tin e padisë. Burime konfi- denciale pranë KLD bënë të ditur se bëhet fjalë për një shumë prej 2100 eurosh, të shpenzuara gjatë dy udhëti- meve të Spahiut jashtë ven- dit. Burime jozyrtare pohuan se udhëtimet, të realizuara muaj më parë, kanë qenë në Kosovë dhe në Maqedoni.