KLD, Topi:Gjyqtarët pa imunitet, të jepet drejtësi për "Gërdecin"
TIRANE-Presidenti i Republikës, njëherazi dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi shprehet pro heqjes se imunitetit të gjyqtarëve dhe
ka bërë apel për një impenjim të veçantë për çështjen e tragjedisë së Gërdecit.
Në mbledhje e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë presidenti Topi ka kërkuar që të trajtohet me kujdes kjo çështje dhe të jepet drejtësi për tragjedinë e shkaktuar. “Cëshjta “Gërdeci” duhet trajtohet dhe t`i jepet drejtësia që pritet prej 3 vjetësh”- ka nënvizuar kreu i shtetit në mbledhjen e sotme të KLD-se.
“Unë kam vlerësuar gadishmërinë e cdo anëtari të KLD-së dhe të ministrit të Drejtësisë për të risjellë në KLD këtë cështje, për ta parë dhe trajtuar në mënyrë shuam analitike mbi bazën e inspektimeve që janë bërë. Padyshim që do ta ndjek bashkë me ju, edhe sot gjatë zhvillimit të mbledhjes, por edhe në pritje të inspektimit të plotë për të parë të gjithë procedurat që janë realizuar, sa kompatibël kanë qenë me ligjin dhe moralin e integritetin e gjyqtarëve.”- ka thënë Topi duke nënvizuar se “Kjo nuk është një cështje e një trajtimi personal e individual”
“Nuk është vetëm cështja e Gërdecit- ka vazhduar më tej Topi- por dhe cështje të tjera, me të cilat i tërë sistemi i drejtësisë, këtu nuk kam parasysh vetëm gjykatat. Duhet kuptuar se shteti i së drejtës nuk funksionon në mënyrë të segmentuar, sikurse për fat të keq shfaqet herëpashere kjo lloj shfaqje klinike.
(d.b/BalkanWeb)