E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti heq imunitetin e Metes

Parlamenti i hoqi sot imunitetin deputetit Ilir Meta  me 128 pro dhe dy kunder. Tani prokuroria e ka te hapur rrugen ligjore per hetimin e tij ne lidhje me vioepergjimin e bisedes me Dritan Priftin. "Votimi do të jetë i fshehtë. 128 pro, dy kundër, ska abstenim. Kuvendi miraton projektvendimin sipas raportit të rregullores", bëri të ditur kryeparlamentarja Topalli.

"Jam unë që kam hequr dorë nga funksionet qeveritare, në respekt të një shqetësimi që u provokua ndaj opinionit publik bazuar në një montazh për të verifikuar përpara ligjit dhe opinionit publik se kishim të bënim vetëm me një montazh kriminal, i cili nuk kishte synim thjesht të cënonte dinjitetin e një individi, qoftë ky dhe zv.kryeministër por kishte si qëllim të justifikonte dhunën dhe gjakderdhjen që kishte në 21 janar", deklaroi Ilir Meta, kreu i LSI.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›