Leskovik, zyra e gjendja civile korigjon regjistrat
KORCE- Zyra e Gjëndjes Civile në Bashkinë e Leskovikut ka rikthyer kombësinë “Shqiptare” për shtetas shqiptarë të cilët tre vjet më parë, në 2008, kishin marrë kombësi greke.
NEWS24 informon se specialistët kanë korrigjuar regjistrat e gjendjes civile.
Korigjimi është bërë në bazë të një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Korcës, i cili shpall fajtor përgjegjësin e Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë e Leskovikut, Filip Koçillari për falsifikimit të akteve të gjendjes civile dhe urdhëron korigjimin e akteve në regjistrat e gjëndjes civile.
Filip Koçillari i cili akuzohet se kishte realizuar ndryshimet e kombësisë në shkelje të ligjit, kundrejt përfitimeve financiare, u dënua me 5 vjet burg dhe 3 milionë lekë gjobë. Vendimi u la në fuqi dhe nga gjykata e Apelit.
(s.g/BalkanWeb)