E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD akuza gjykates se Korces Spahiu Abuzime me kombesine

Ndryshimi i kombësisë nga shqiptare në greke është bërë përmes vendimeve të gjykatave tona shumica e të cilëve në shkelje të ligjit të Gjendjes Civile. Kryetari i KLD Kreshnik Spahiu ka mbërritur në Korcë ku ka përdorur tone të ashpra në drejtim të gjykatave dhe institucioneve vendore të cilat sipas Spahiut nuk kanë kundërshtuar asnjëherë asnjë vendim si dhe kanë lëshuar dokumenta jo të rregullta për kërkuesit e ndryshimit të kombësisë.

"Më habit fakti që në zero për qind të rasteve kur keni vendosur ndryshime të kombësive, gjendja civile, pushteti lokal, nuk bën ankim dhe cështjet shkojnë në apel. Ndryshimi i kombësisë nuk mund të jetë as pazar politik, as pazar financiar", tha Kreshnik Spahiu, kryetar i KLD.

Kreu i KLD-së nënvizoi se vendimet e Gjykatave për ndryshimin e kombësisë do të jenë objekt i punës së inspektoratit  të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pasi sipas tij shkelja e ligjit të gjendjes civile cënon jo vetëm integritetin e gjykatave, por edhe të vendit tonë.

"KLD ka kompetencën që brenda harkut kohor të pesë vjetëve të shyqrtojë cështjet që lidhen me shkelje të procedurave, problematikës, organizimit të gjyqtarëve. Është e turpshme për cdo qytetar të këtij vendi i cili ka turp për origjinën e vet dhe kërkon që ta ndryshojë atë. Natyrisht është e papranueshme për sistemin e drejtësisë dhe organet e qeverisjes vendore qe të pranojnë një ndryshim kombësie jo real dhe jo të bazuar në prova dhe dokumentacione të gjendjes civile", tha Spahiu.

Për sa i përket deklaratave të një dite më parë të Konsulli Grek në Korçë  për rregjistrimin e atyre  që e ndjejnë veten grekë me kombësi greke Nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu ka theksuar se Kombësia nuk është një cështje që zgjidhet dhe ndryshohet lirisht por vetëm me një vendim gjykate të formës së prerë .

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›