E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti ne opozite e majta Te premten proteste tjeter

Dritan Prifti rreshtohet ne rradhet e opozites. Ish ministri i ekonomise qe deri pak kohe me pare ishte pjese e mazhorances qeverisese, vendos te jete pjese e opozites dhe shume prane bashkimit me grupin parlamentar te PS. Prifti ka bere kete pohim pasi ka marre pjese per here te pare ne tryezen e aleateve te opozites, ku ka mbeshtetur intensifikimin e protestave dhe kerkesen e saj per zgjedhje te parakohshme.

"Tashmë jam pjesë e tavolinës së opozitës, një faktor opozitar dhe do të kontribuoj maksimalisht me të gjithë fuqitë e mia për të sjellë një realitet të ri. Së shpejti unë do të bëj kërkesë të jem në grupin parlamentar të PS. Nuk mund të vazhdoj të qëndroj në grupin e LSI, tani jam një deputet i pavarur, po pa diskutim në ditët e ardhshme do të bëj një kërkesë zyrtare për tu bërë pjesë e grupit parlamentar", tha Prifti.

Intensifikimi i protestave eshte diskutuar ne tryezen e krereve te opozites. "Do të adoptojmë mjete dhe instrumenta të reja demokratike për ta detyruar përfundimisht këtë maxhorancë që të kuptojë arsyen popullore dhe duhet të shkojë drejt një zgjidhje të re politike", tha Paskal Milo, kreu i PDS.

Kete te premte opozita ka vendosur te mbaje te tjera protesta kete here ne me shume qytete se javen qe shkoi. Pervec Korces, Lezhes,Vlores dhe Tiranes, kete te premte do te perfshihen edhe qytete te tjera ne proteste.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›