E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Delijorgjin e liroi Edi Rama

Partia Demokratike akuzoi kreun e opozites Edi Rama si njeriun qe ndikoi ne lirimin e Mihal Delijogjit. Deputeti Enkelejd Alibeaj e konsideroi vendimin e gjykates si degradim te sistemit te drejtesise.  Edhe Partia Socialiste e e quajti te turpshem vendimin e gjykates. Deputeti Taulant Balla tha se me kete akt u faktuan lidhjet e  Berishes me te akuzuarit e Gerdecit. 

"Dalja nga burgu e  Delijorgjit e shokëve të tij është degradim i qëllimshëm i sabotuesve të procesit, grupeve të caktuara të lidhura me zotin Edi Rama. Është lëndimi i viktimave, vrasje për së dyti e qytetarëve të Gërdecit. Ne si PD denoncojme këtë akt që vjen nga sabotuesit e procesit dhe ndërhyrja e mafias që ka bërë këtë lojë. Druaj se pas tij qëndron miku i Delijorgjit, Rama dhe mafia që e rrethon", deklaroi Enkelejd Alibeaj, deputet i PD.

"Ky episod i turpshëm i radhës dështimit të drejtësisë për 26 të vrarët e Gërdecit, na rimëson se nuk mund të ketë drejtësi në një vend ku qeveris padrejtësia. Largimi i qeverisë së kusarëve dhe matrapazëve vrasës është e vetmja rrugë për rivendosjen e shtetit ligjor në këtë vend", tha Taulant Balla, deputet i PS.

Alsat Azhornuar së fundi ( e hënë , 07 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›